DENVER NUGGETS

Nikola Jokic në histori të NBA-së
3 March, 2021 @10:05
Qendra e Denver Nuggetsit, Nikola Jokic, po vazhdon me formën e mirë në NBA.
Ai në ndeshjen kundër Milwaukee Bucks, luajti me shifrat magjike triple-double prej 37 pikëve, 11 asistimeve dhe 10 kërcimeve.
Për Jokicin ky ishte triple-double i 50 në karrierë, duke u bërë lojtari i tretë në histori të NBA-së që e arriti më së shpejti këtë shifër.
Gjithashtu u bë lojtari i nëntë që e arriti shifrën e 50 triple-double’ve, pas Oscar Robertson, Russell Westbrook, Magic Johnson, Jason Kidd, LeBron James, Wilt Chamberlain, Larry Bird dhe James Harden.