Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

Dachon Burke Jr rikthehet në Superligë

Dachon Burke Jr rikthehet në Superligë


21 September, 2022 @22:03

Njëri ndër lojtarët e dalluar të Superligës në stinorin e kaluar, Dachon Burke, është rikthyer në elitë të basketbollit kosovar.

Kësaj radhe në Prizren, ku do të luajë për KB Ponte Prizrenin, derisa ekipi e ka zyrtarizuar atë në vend të amerikanit Stewart, me të cilin ndau rrugët.

Dachon Burke Jr.

Burke pritet të debutojë posa të kompletojë dokumentacionin, ndërsa ish-lojtari i Prishtinës në stinorin e kaluar në Superligë në 12 ndeshje të zhvilluara ka pasur mesatare prej 21.9 minutash për ndeshje, duke shënuar 15.2 pikë, 2.2 asistime dhe 3.3 kërcime për ndeshje.

I njëjti, ka pasur mesatare të ngjajshme edhe BIBL me Prishtinën, ku në gjithashtu 12 ndeshje të zhvilluara ka luajtur 21.6 minuta mesatarisht, duke shënuar 15.5 pikë, 2.8 asistime dhe 2.2 kërcime për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga