"SKËNDERBEU" ME PAMJE TË RE

Danezët projektojnë stadiumin e ri të Korçës
9 May, 2023 @11:16
Një pamje krejt tjetër pritet të merr stadiumi Skënderbeu i Korçës, derisa drejtuesit e qytetit JugLindor shqiptar kanë bërë të ditur se kompania daneze Cebra ka fituar konkursin për projektimin e stadiumit.
Kreu i Komunës së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se ndërthurja e elementeve të traditës me elementet moderne, do t’i shtojnë harmoni qytetit në zonën sportive të saj.
Se sa do të jetë kapaciteti i stadiumit nuk është bërë e ditur ende, por nga fotografitë e para duket të mos kalojë 15 mijëshin.