Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN TRAJNERI I RI

Daniel Nelson, trajner i ri i KB Rahovecit

Daniel Nelson, trajner i ri i KB Rahovecit


26 December, 2022 @15:49

Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, pas ndarjes së rrugëve me Muhamed Thaçin. Trajneri i ri i vreshtarëve do të jetë Daniel Nelson, i cili do të merr drejtimin e skuadrës, deri në fund të stinorit 2022/23.

Irlandezi 38-vjeçar së fundi ka qenë trajner i Lagunas në basketbollin rumun, ndërsa ka drejtuar më parë edhe Omonian në Qipro. Ai do të debutojë që në ndeshje ndaj Vëllaznimit në mesjavë, ndërsa Rahoveci ka kërkuar mobilizim qytetit pasi që ekipi është duke u rindërtuar për ikje nga fundi i renditjes tabelare.

Daniel Nelson @ Rahoveci

“KB Rahoveci me kënaqësi konfirmon se ka nënshkruar marrëveshje me irlandezin, Daniel Nelson, për ta marrë timonin e skuadrës tonë deri në fund të këtij edicioni të garave. Irlandezi 38 vjeçar ishte së fundmi trajner i Lagunas në Rumani, kurse më parë arriti fazën e playoffit me Omonian në kampionatin elitar të Qipros. Si asistent ai ishte fitues i Kupës së Rusisë me Parma Perm Basket dhe arriti playoffin në kampionatin elitar të Gjermanisë me Ludëigsburgun. Zotëri Nelson menjëherë do të fillojë menjëherë punën për ndeshjen e radhës, ndaj Vëllaznimit. KB Rahoveci i bën thirrje gjithë opinionit basketbolldashës në Rahovec për mobilizim, ngase pa dëshirën tonë po kalojmë në proces të ri-ndërtimit të plotë të skuadrës. Me këtë rast priten edhe konfirmime tjera të ndryshimeve ditët në vijim,” ka shkruar njoftimi i KB Rahovecit sot.

Rahoveci përndryshe është i fundit në renditjen tabelare të Superligës dhe deri tash ka bërë vetëm dy fitore karshi 12 humbjeve që i ka. Nelson do të debutojë ndaj Vëllaznimit të enjten në Shani Nushi, në ndeshjen që nis prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga