LAKERS
D’Antoni jep dorëheqje
1 May, 2014 @15:38
Mike D’Antoni ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në ekipin e Los Angeles Lakers, pasi që ekipi nuk pranoi për t’ia vazhduar kontratën deri në fund të stinorit 2015/16.
Më pas edhe Los Angeles Lakers ka lëshuar njoftim se trajneri ka dhënë dorëheqje pasi që ekipi nuk pranoi t’ia vazhdonte kontratën. D’Antoni e lë Lakersin në bilanc negativ në dy stinorët e vështirë me 67 fitore e 87 disfata të regjistruara.
D’Antoni ka pasur edhe një vjet kontratë me ekipin hollywoodian, por ka dhënë dorëheqje në momentin që ekipi nuk pranoi t’ia vazhdojë më tej kontratën.