SAN ANTONIO
Spurs, një hap larg gjysmëfinales
1 May, 2014 @11:34
Në derbin e Teksasit, ndërmjet San Antonios dhe Dallas Mavericksit, një hap më përpara ecën djelmoshat e trajnerit, Gregg Popovich.
Spurs, ia filloi ndeshjes mirë, ku dëshironte të krijonte një epërsi komfore, por Vince Carter nuk e lejonte duke shënuar nga vija e treshit. Carter në tre çerekët e parë, nuk u ndihmua nga Nowitzki, gjë që pritej shumë nga ai.
Megjithatë Dirk Nowitzki, u zgjua në çerekun e fundit të ndeshjes, ku e mbajti në lojë Dallasin, por San Antonio nuk e lëshoi ndeshjen dhe e përfunduan me rezultat 109-103.
Tony Parker, shkëlqeu me 23 pikë e 5 asistime, duke luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e tretë të mamuzave, ndërsa në anën tjetër, 28 pikët e Vince Carter dhe 26 të Nowitzkit, nuk mjaftuan për fitore.
Gregg Popovich pas ndeshjes shprehu kënaqësinë:
“Mendoj se ne e qarkulluam topin më mirë se në të kaluarën, ne dukeshim se kemi qenë më ofansivë, ashtu siç kemi luajtur gjatë tërë vitit “.
Ndeshja e radhës do të luhet me 2 maj, në Dallas.
Video
San Antonio-Dallas