SUPERLIGA
Peja përsëri mbi Besën
29 April, 2014 @22:11
Peja edhe njëherë ka treguar se është skuadra e parë në qytetin e Pejës. Verdhezinjtë vetëm brenda dy ditëve kanë arritur ta mposhtin dy herë rivalin lokal, Besën.
Ndryshe nga ndeshja e dy ditëve më parë që përfundoi me rezultat 118-89, kësaj radhe epërsia e Pejës ishte pak më e ngushtë pasi takimi përfundoi me rezultat 79-95.
Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Samir Shaptahu, i cili shënoi më shumë se gjysmën e pikëve për skuadrën e tij. Samiri e përfundoi takimin e gjithsej 49 pikë të shënuara.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës 19, për shkak se në datën kur ishte paraparë të zhvillohet ndeshja, skuadra e Pejës ka pasur ndeshje tjera të rëndësishme në kuadër të Ligës Ballkanike.
Rezultatet dhe tabela aktuale.