LIGA e DYTË

Dardanët deklasojnë KEK-un, shkaktojnë humbjen e parë
1 October, 2021 @22:01
Skuadra e Dardanët e mposhtën sot KEK-un me rezultat të thellë 4-0.
Domenik Prenreca ka shënuar 2 herë sot për skuadrën gjakovare, derisa me gol kontribuan edhe Bernard Koni dhe Bledar Mamusha.
Dardanët me 6 pikë gjenden në pozitën e 9, kurse KEK-u e regjistroi humbjen e parë të stinorit dhe me 10 pikë gjendet në pozitën e dytë në Ligën e Dytë.