TOP 10 PLAYERS

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Dardani i dyti, Hajrizi e Hulls në TOP 10
5 February, 2015 @15:19
Dy basketbollistë të Sigal Prishtinës dhe një i Pejës, kanë arritur të futen në 10 basketbollistët më të mirë të xhiros që shkoi në Balkan League këtë javë.
Sipas llogarisë së Eurobasket.com, Dardan Berisha ka arritur ta zë vendin e dytë, pas lojtarit të javës, Aleksandar Kostoski, ndërsa Drilon Hajrizi i Pejës ka përfunduar i shtati, e Jordan Hulls i Sigal Prishtinës i dhjeti.
Berisha ka regjistruar 34 pikë, 4 kërcime e 5 asistime për të zënë pozitën e dytë në TOP 10, Hajrizi 21 pikë, 2 kërcime e 3 asistime për vendin e shtatë, ndërsa Hulls, 14 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, për vendin e dhjetë.
Në tabelën e mëposhtme gjeni TOP 10 basketbollistët e kësaj jave në BIBL.
TOP 10 E XHIROS -I- NË BIBL, Faza e dytë:
1 | Aleksandar KOSTOSKI | Kumanovo | ||
2 | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | ||
3 | Milivoje BOZOVIC | Craiova | ||
4 | Sam COLEMAN | Mornar | ||
5 | Nikola KORAC | Mornar | ||
6 | Filip SEPA | Kozuv | ||
7 | Drilon HAJRIZI | Peja | ||
8 | Todor TODOROV | Rilski Sportist | ||
9 | Vukasin MANDIC | Kumanovo | ||
10 | Jordan HULLS | Sigal Prishtina |