Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I STINORIT TË KALUAR

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit


15 July, 2024 @19:41

Lojtari më i mirë në Superligën e Kosovës në vitin e kaluar, Darnell Edge, është zyrtarizuar sot si basketbollist i ri i ekipit izraelit Ironi Ness Ziona. Edge 26 vjeçar që në stinorin e kaluar fitoi gjithçka me Trepçën në basketbollin e Kosovës si dhe Ligën Unike ka qenë lojtari më i dalluar, jo vetëm i ekipi mitrovicas.

Ai ka qenë instrumental në sukseset e Trepçës së drejtuar nga Adis Beciragic përgjatë stinorit 2023/24, ndërsa Superligën e Kosovës e kreu me 19.5 pikë, 5.6 asistime e 4.3 kërcime mestarisht.

“Jam definitivisht i emocinuar me mundësinë për të qenë pjesë e Ness Zionës. Kam dëgjuar gjëra të mira për klubin dhe tifozët këtu, kështu që mezi po pres të vi dhe të takojë secilin. Do të kemi një stinor tepër të mirë!” është cituar të ketë thënë Edge për faqen zyrtare të ekipit në fjalë, ironinz.com.


 
Të gjitha lajmet nga