Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULLS - LAKERS

Davis me 13,000 pikë, Lakers pa humbje si mysafir

FOTO / NBA

Davis me 13,000 pikë, Lakers pa humbje si mysafir


24 January, 2021 @9:26

Los Angeles Lakers e mposhti Chicago Bullsin me rezultat 90-101.

Anthony Davis ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai luajti me 37 pikë, derisa e kaloi cakun e 13,000 pikëve në karrierën e tij.

Davis u ndihmua edhe nga LeBron James me 17 pikë, 11 kërcime e 6 asistime.

Te Bullsi më i dalluari ishte Zach Lavine me 21 pikë e 10 kërcime.

Los Angeles Lakers është skuadra e vetme aktualisht që nuk ka pësuar humbje si mysafir në këtë sezon. Ata kanë bilanc prej 9 fitoreve, derisa në total me 13 fitore e 4 humbje gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA