Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFLEKTIM

Dekada e humbur

BOROZANI/Erdis Driza

Dekada e humbur


Shkruan: Manik Begolli. (Autori është gazetar me profesion dhe njohës i zhvillimeve të basketbollit kosovar. Më parë ka punuar në Gazetën Java, Lajm dhe KTV. Artikulli është i shkruar ekskluzivisht për Borozani.com. Opionini i autorit nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së Borozani.com. Të drejtat e këtij shkrimi i përkasin autorit dhe redaksisë)

5 June, 2013 @20:59

Më shumë se një dekadë entuziazëm e përkrahje të tifozërisë, tendencës për organizim nga klubet e sfida të shumta të FBK-së shënuan sezonin 2012/13 të BKT Supërligës në basketboll me dy konfirmime pozitive:

E para, ishte evidente dhe u tha disa herë nga njohës të basketbollit në Kosovë se niveli i lojtarëve vendor ka shënuar ngritje të lehtë dhe;

E dyta, izolimi shumëvjeçar më në fund u zhbllokua me konfirmimin e krerëve të Ligës Ballkanike (tutje BIBL) se një skuadër nga Kosova (Sigal Prishtina) do të garoj për herë të parë në këtë ligë.

Përmbledhja e tërë kësaj është se, pa marrë parasysh faktin se BIBL nuk është ligë aq kualitative, pjesëmarrja në të ka simbolikën e rrugës drejt ndërkombëtarizimit pasi që basketbolli kosovar do të jetë më afër anëtarësimit në Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (tutje FIBA).

Ky përshkrim është reflektim i gjendjes së basketbollit kosovar nga aspekti i jashtëm.

Sa i përket aspektit të brendshëm, ekziston një rregull botërisht e njohur në fushën e menaxhimit, sipas së cilës, organizimi i mirë i brendshëm i ndonjë organizate apo asociacioni - politik a shoqëror qoftë i nivelit lokal apo shtetëror - rezulton me sukses edhe në aspektin e jashtëm.

Në rastin konkret, kjo i bie që organizimi i klubeve dhe i FBK-së nga periudha e pasluftës ka sjell basketbollin kosovar në gjendjen e tanishme. Pra, me interesim shumë të madh nga ana e tifozëve e me investime të kënaqshme nga ana e sponzorëve, por me bazë jo të qëndrueshme zhvillimore dhe perspektivë të pa qartë.

Euforia e “çmendur

Dy – tri vitet e para të pasluftës më shumë janë të rëndësishme të veçohen si ringjallje apo funksionalizim i basketbollit kosovar përkatësisht klubeve. Kushtet infrastrukturore, organizimi i klubeve si dhe ndihma e investitorëve ishte më se e limituar për shkak të kushteve tejet të papërshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Mirëpo, në këtë periudhë euforia për basketbollin ndër tifozë shënoi shpërthimin. Grupet e tifozëve u (ri) organizuan, sidomos ndër 4-5 ekipet më me nam në Kosovë.

Me kohë, sponzorët/bizneset apo njërëzit që kanë pasion basketbollin vazhduan të ofrojnë mbështetje financiare në klubet përkatëse, me ç’rast trendi i angazhimit të lojtarëve të huaj e trajnerëve vetëm sa rritej.

Për nga investimet, vlen të veçohet viti 2003/04 kur në Ligën Profesionale (e cila ishte rezultat i mosëmarreveshjes mes klubeve dhe FBK-së, por njihet si sezoni më kualitativ) disa nga klubet me emër kanë investuar deri në 500 mijë euro për angazhimin e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj.

Kjo kaptinë shkaku i ndërkombëtarizimit mëton të përsëritet edhe vitet në vazhdim. Andaj, rrjedhimisht, janë disa çështje të cilat duhet të trajtohen e që kanë të bëjnë me zhvillimin e basketbollit kosovar nga e kaluara të cilat duhet të shërbejnë si leksion për të ardhmen.

Huqja e FBK-së

Fjalë të shumta lavdie janë thënë për tifozëritë e klubeve në Kosovë që përgjithësisht kanë mahnitur lojtarët e trajnerët e huaj (mysafirë të ndryshëm e përfaqësues të BIBL) me organizimin dhe kreativitetin e treguar. Me një fjalë, atmosfera në palestrat tona është krahasuar shpesh me atë të Amerikës Jugore në futboll. Një rast unik dhe jo shumë i shpeshtë, kur dihet se palestrat e klubeve me nam në Evropë që garojnë edhe në ligën evropiane (siç është Cibona e Zagrebit) janë në të shumtën e rasteve - të qeta.

Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për FBK-në në periudhën e pasluftës. FBK-ja atëbotë ka qenë e fokusuar (dhe një gjë e tillë shihet sidomos prej kësaj perspektive) vetëm në organizimin e ligave të rregullta të basketbollit dhe eventualisht ndonjë lobimi pasiv nëpër mbledhjet e ndryshme të FIBA-s të cilat siç dihet nuk kanë sjell ndonjë sukses.

Pra, në vend të përpilimit të një strategjie afatgjate për zhvillimin e basketbollit për një periudhë 10 vjeçare e cila do të fokusohej në angazhimin e eksperteve për punë me kategori të reja dhe formimin e një apo disa komisioneve për monitorimin e këtyre shkollave të basketbollit nëpër klube, sot, 13 vjet më pas, bilanci përfundimtar është se kemi të njëjtin interesim për basketbollin, por me një gjeneratë të lojtarëve vendor që mban mbi supet e veta lojën e skuadrave përkatëse për më shumë se një dekadë (me shumë pak përjashtime).  

Për të qenë më afër zbatimit të këtyre politikave në praktikë, FBK-ja me të parë që klubet megjithatë ia kanë dalë që të sigurojnë shuma të mjaftueshme të mjeteve financiare është dashur që t’i kushtëzojë ato me angazhim të ekspertëve, shembull: 3 lojtarë dhe 2 trajnerë të huaj apo 4 lojtarë  dhe 3 trajnerë të huaj (nëse klubet do të mund të përballonin me buxhet opsionin e dytë). Trajnerët do të punonin me ketëgoritë e reja: pionirët, juniorët, si dhe seniorët.  

Pos kësaj, klubet do të mund t’i depononin planprogramet e tyre të punës më të rinj në FBK, e të cilat më pas do të monitoroheshin për zbatimin e tyre në praktikë nga njerëz kompetentë nga FBK-ja.

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të mund të ruhej interesimi i shikueshmërisë dhe njëkohësisht do të punohej intenzivisht dhe  profesionalisht me gjeneratat e reja. Rrjedhimisht, sipas kësaj formule, sot do ta kishim një rotacion logjik të gjeneratës së basketbollit dhe perspektivë shumë më të qartë.

Një gjë tjetër e çuditshme është se si krerët e FBK-së gjatë kësaj periudhe nuk kanë siguruar (asnjëherë një gjë e tillë s’është prezantuar) të paktën ndonjë planprogram apo model të politikave të menaxhimit të Federatave të Basketbollit nga vendet të cilat historikisht njihen për sukseset me kategoritë e reja. Pra, nuk është nevoja që të “zbulohet uji i nxehtë”, por thjeshtë të zbatohen apo edhe të kopjohen modelet e këtyre vendeve.    

Tutje, nuk më ka rastisur të lexoj apo dëgjoj se FBK-ja ka dërguar ndonjë kërkesë apo përpiluar ndonjë planprogram për ta dërguar në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për promovimin dhe zbulimin e talentëve / telenteve të rinj/reja në basketboll, në shkollat fillore dhe të mesme.

Asokohe, por edhe tash mund të përpilohen projekte që kanë fokus “integrimin në shoqëri përmes lojës së basketbollit” duke aluduar edhe në fëmijët e komuniteteve tjera ... (Komisioni Evropian, USAID etj, etj, me dëshirë do të përkrahnin projekte të tilla në çfarëdo forme).

Në bazë të kësaj, arsyetimet eventuale të FBK-së për mungesë fondesh e përkrahje nga institucionet tjera njëfarë mënyre bien në ujë, pasi që këtu është e qartë se shumë gjëra pozitive do të mund të bëheshin vetëm duke pasur vullnetin e mirë dhe dijenin e duhur organizative.

Organizimi apo ndryshime kozmetike nga klubet?!

Si pasojë e këtij “rrugëtimi pa adresë” dhe humbjes së më shumë se një dekade të entuziauzmit përkatësisht punës së gabuar nga ana e FBK-së, klubet kryesisht kanë qenë të bazuara në sjelljen e përforcimeve përkatësisht trajnerëve të huaj në ekipet senior. Pra, me një fjalë, janë marrë me organizime sezonale përkatësisht një vjeçare.

Është e vërtet se pothuajse të gjitha ekipet (përveç KB. RTV 21) kanë kategoritë e reja të pionirëve e juniorëve, mirëpo shtrohet pyetja se sa janë të përgatitur trajnerët që punojnë me këta të rinj? Kur dihet se “brumi” i lojtarëve vendor bazohet pikërisht këtu.

Në të vërtetë, duke mos pasur planprograme dhe rrjedhimisht kushtëzime për implementimin e politikave zhvillimore nga ana e FBK-së, klubet tona (sidomos viteve të fundit) janë duke u munduar që të bëhen më shumë “kompetitive” me gjëra promovuese/estetike (të cilat janë shumë të rëndësishme dhe tepër domethënëse), - duke u kushtuar rëndësi në një fazë plotësisht të gabuar në raport me prioritetet tashmë të cilat i kanë ikur FBK-së përkatësisht klubeve të vendit (pasojat e mungesës së lojtarëve vendor kualitativ) të cilat nëse dëshirojnë të jenë mirë të organizuara, domosdoshmërisht  duhet t’i kenë.

Promovimi i emblemave të reja nga klubet, veshjet e kollareve me emblemë të klubit (apo bluzave) nga anëtarët e klubeve, hapësirat për konferenca të klubeve – gjëra këto të kopjuara vetëm pak larg kufirit të Kosovës (Mal të Zi, Serbi, Maqedoni etj) dhe rrahja e gjoksit nga disa përfaqësues të klubeve se kanë organizim të “nivelit evropian” në klubet e tyre, e në anën tjetër kanë probleme të mëdha me zhveshtoret, gjendjen e parketit, ndriçimin etj - lënë shumë për të dëshiruar.

Prandaj, konstatimet e tilla nuk janë gjë tjetër vetëm se; qesharake, të panevojshme dhe të pabazuara.

Organizimi i një klubi duhet të bëhet në mënyrë konsistente në të gjitha sferat me theks të veçantë në punën me të rinj dhe me vizion të qartë për sistemimin e të rinjëve nëpër kompeticione, klasifikimin e atyre që premtojnë në kategoritë seniore. Po ashtu, formimi i kontakteve, pjesëmarrja në seminare, kampe verore e asociacione tjera që ndihmojnë zhvillimin e basketbollit.

Pra, vizioni dhe planprogramet e FBK-së (kriteriumet, kushtëzimi) karshi zhvillimit të klubeve dhe implementimi i tyre nga ana klubeve (duke pasur përkrahjen nga vetë FBK dhe institucionet tjera si Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit) si dhe mbikëqyrja e rrjedhës së punës në stigje afatgjata garantojnë krijimin e gjeneratave të reja dhe sukseseve në basketboll.

Së fundi, Këshilli Profesional pranë FBK-së ka planifikuar të sjell disa propozime para mbledhjes së Bordit të kësaj organizate, të cilat medoemos se duhet vlerësuar, por marrë parasysh se tashmë ndërkombëtarizimi është më afër, a mos kemi filluar të zgjohemi vonë nga gjumi?

Deshëm apo jo, më shumë se një dekadë e kemi humbur…


HEAT

Miami fluturoi në finale

NBA

Miami fluturoi në finale

04/06/13 @ 10:04

GRANT HILL

Pensionohet edhe Hill

NBA

Pensionohet edhe Hill

04/06/13 @ 00:58

40 VJEÇARI

Kidd lë basketbollin!

NBA

Kidd lë basketbollin!

03/06/13 @ 20:35

INDIANA

Inati i Indianës

NBA

Inati i Indianës

02/06/13 @ 10:43

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga