Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANT HILL

Pensionohet edhe Hill

nba.com

Pensionohet edhe Hill


4 June, 2013 @0:58

Sikurse Jason Kiddi, edhe ish ylli i Detroit Pistonsit Grant Hill, ka vendosur që të pensionohet nga basketbolli.

Hill, krahas talentit të tij, gjatë karrierës, fitoi vetëm një medalje të artë në Olimpiadën e 1996-së, që është mbajtur në Atlanta. Ai në 19-të vite që i kaloi në NBA, është detyruar të luftojë më shumë me lëndime.

Në vitin 1994, pas Jason Kiddit, u draftua në vendin e tretë nga Detroit Pistons. Grant Hill, gjatë karierës shënoi 17,137 pikë, 6,169 kërcime dhe 4,252 asistime.

Veterani 40 vjeçar, tha se është i lumtur që e përfundoi karrierën dhe vazhdoi: 

Zyrtarisht jam duke u larguar nga basketbolli. Këtë e kam menduar shpesh në vitet e fundit, nuk kam më fuqi, por deri sot shumë jam i kënaqur dhe kam dashtur basketbollin gjithmonë,” kështu u shpreh ylli i lodhur nga lëndimet gjatë karrierës.

Grant Hill, në stinorin e fundit të karrierës, luajti tek skuadra Los Angeles Clippers, ku përsëri për shkak të lëndimeve, luajti vetëm në 29 ndeshje dhe një në Play Off.


Video

Kariera e Grant Hillit



 
Të gjitha lajmet nga NBA