MIAMI HEAT

REUTERS/Joe Skipper
Një hap larg finales
31 May, 2013 @10:33
Për tu bërë kundërshtari i San Antonio Spursit, në finalen e madhe të NBA-së, Miami Heatit i duhet vetëm edhe një fitore. Djelmoshat e trajnerit Erik Spoelstra, arritën ta mposhtin Indianën në ndeshjen e pestë me rezultat 90-79.
Mund të themi se fitoren e kampionit aktual, ia solli MVP-ja LeBron James, i cili sidomos, me porformancën e tij në çerekun e tretë, ishte më i dalluari në parket.
King Jamesi, luajti me 30 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, ku u ndihmua edhe nga Udonis Haslem me 16 pikë, në anën tjetër shkëlqimi i Paul George, i cili shënoi 27 pikë dhe i rrëmbeu 11 kërcime, nuk mjaftuan për fitore.
Miami Heat, me këtë fitore kaloi 3-2 epërsi në seri, ndeshja e radhës do të luhet me 1 qershor, në Indiana.
Video
Performanca e LeBron Jamesit në çerekun e tretë
REZULTATI:
Miami Heat - Indiana Pacers | 90-79 | 3-2 në seri |