PACERS

REUTERS/Brent Smith
Indiana barazon serinë
29 May, 2013 @10:24
Fitorja e mbijetesës, për Indiana Pacers, erdhi dje. Djelmoshat e trajnerit Frank Vogel, arritën ta barazojnë serinë, duke e mposhtur Miami Heatin, në ndeshjen e katërt me rezultat 99-92.
Rol të rëndësishëm në këtë fitore luajtën, Roy Hibbert me 23 pikë dhe 12 kërcime, pastaj Lance Stephenson me 20 pikë dhe George Hill me 19 sosh.
Në anën tjetër, 24 pikët e LeBron Jamesit dhe 20 tjera të Mario Chalmersit, nuk mjaftuan për fitoren e tretë të kampionit aktual.
Me këtë fitore të Indianës, seria u barazua në 2-2. Tani seria do të bartet në Miami, ku ndeshja e pestë do të luhet me 30 maj.
Video
Përmbledhja e ndeshjes Indiana - Miami
REZULTATI:
Indiana Pacers - Miami Heat | 99-92 | 2-2 në seri |