Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

40 VJEÇARI

Kidd lë basketbollin!

REUTERS/Adam Hunger

Kidd lë basketbollin!


3 June, 2013 @20:35

Jason Kidd, në moshën e tij 40 vjeçare do të pensionohet nga basketbolli profesionist. I dyti në historinë e asistuesve të NBA (12’091) dhe të vjedhjeve të topave (2’684) me 12.6 pikë dhe 8.7 asistime për ndeshje - mesatare në karrierë, Kidd do t’i thotë lamtumirë lojës në parket. 

Ai ka qenë dhjetë herë All-Star, duke luajtur për Dallas Mavericks, Phoenix Suns, New Jersey Nets dhe New York Knicks. 

“Kohës sime me basketboll i ka ardhë fundi. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, por është koha të përshëndetem pas 19 viteve të mrekullueshme,” ka thënë Kidd në fjalimin e tij, transmeton faqja zyrtare e NBA-së. 

Ai ka fituar një herë titullin e NBA-së me Dallas Mavericks dhe ka dy medalje të arta të fituara me skuadrat olimpike të SHBA-së. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA