INDIANA

REUTERS/Brent Smith
Inati i Indianës
2 June, 2013 @10:43
Indiana Pacers, është duke vazhduar të nxjerrë probleme kampionit aktual Miami Heat. Ata arritën ta barazojnë rezultatin në 3-3 dhe ta dërgojnë serinë në ndeshjen e shtatë vendimtare.
Pacers e mposhti kundërshtarin me rezultat 91-77, ndërsa më i miri i ndeshjes ishte Paul George, i cili luajti me 28 pikë, 8 kërcime e 5 asistime dhe gjithashtu u ndihmua edhe nga Roy Hibbert me 24 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, kësaj radhe 29 pikët e MVP-së LeBron James, nuk mjaftuan për ta përmbyllur serinë.
Ndeshja e fundit e serisë dhe më kritike e tërë stinorit, ku do të luftojnë që të dyja skuadrat për të shkuar në finalen e madhe të NBA-së, do të luhet në American Airlines Arena të Miamit me 3 qershor.
Video
Ngulitja e Paul George
REZULTATI:
Indiana Pacers - Miami Heat | 91-77 | 3-3 në seri |