HEAT

REUTERS/Joe Skipper
Miami fluturoi në finale
4 June, 2013 @10:04
Miami Heat, për herë të tretë me radhë, do të luaj në finalen e madhe të NBA-së. Ata arritën ta mposhtin Indianën e papërshtatshme, në ndeshjen e shtatë me rezultat 99-76.
Faktori kryesor në humbjen e Indianës, ishte jo produktiviteti i Paul George, i cili me gjashtë gabime personale, mbeti në parket vetëm 33 minuta dhe shënoi vetëm 7 pikë.
Ndërsa në anën tjetër, Miami këtë e shfrytëzoi në mënyrë më të mirë, ku me anë të yjeve LeBron James 32 pikë e Dwyane Wade me 21 sosh, fituan lehtësisht ndaj Indianës në ndeshjen e fundit të finales së Konferencës Lindore.
Tani në finalen e madhe, Miami Heat do të përballet me San Antonio Spursin, ku do të luftojnë për t’u bërë më i miri në NBA.
Video
Ndeshja e 7-të Miami - Indiana