NGA INFORMATORI
Dënohet gjyqtari dhe mbajtësi i statistikave
29 April, 2019 @15:57
Në Informatorin e Superligës për ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të PlayOffit (Nr. 33), FBK ka bërë të ditur se Komesari i Garave ka dënuar edhe gjyqtarin e tavolinës zyrtare dhe mbajtësin e statisikave të ndeshjes.
Bajramcur Berisha, gjyqtar i tavolinës zyrtare për shkak të paraqitjes jo objektive të procesverbalit është dënuar me 4 ndeshje mosdelegim.
Ndërsa Dibran Gashi, FIBA gjyqtar i mbajtjes së statistikave është dënuar me po aq ndeshje mosdelegim për shkak të paraqitjes jo objektive të statistikave live të ndeshjes Ylli-Rahoveci.