GAME 7: CLIPPERS - NUGGETS

FOTO / NBA
Denveri historik, eliminon Clippersat
16 September, 2020 @8:46
Skuadra e Denver Nuggetsit, duke i mposhtur Los Angeles Clippersat me rezultat 89-104 në ndeshjen e shtatë të serisë, është kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore.
Denver Nuggets ishte 3-1 në disavantazh në seri dhe duke i fituar tri ndeshje rresht është kualifikuar për herë të parë që nga viti 2009 në finale të Konferencës.
Jamal Murray shkëlqeu me 40 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, kurse Nikola Jokic luajti me triple-double prej 16 pikëve, 22 kërcimeve e 13 asistimeve.
Te Clippers Montrezl Harrell luajti me 20 pikë, derisa në humbjen e skuadrës ka ndikuar performanca e yjeve Kawhi Leonard dhe Paul George. Leonardi luajti me 14 pikë kurse George me 10. Që të dytë nuk arritën të shënojnë asnjë pikë në çerekun e fundit.
Denver u bë skuadra e parë në histori të NBA-së, që nga disavantazhi prej 3-1 në dy raundet e para, të kualifikohet në finale.
Në histori të NBA-së nga disavantazhi 3-1 në seri vetëm 11 herë ka ndodhur të kthehen skuadrat, Denveri këtë e arriti dy herë sivjet.
Denver Nuggets në finale të Konferencës Perëndimore do të përballet me Los Angeles Lakers. Ndeshja e parë e serisë do të luhet më 19 shtator.
ZYRTARE

20 January, 2021 @15:02
Skuadra turke nga Euroleague, Fenerbahçe Beko, ka nënshkruar me basketbollistin nga NBA, Kyle O’Quinn. Aloja 208 centimetërshe që së fundi…
JAZZ - PELICANS

20 January, 2021 @10:01
Forma e mirë e Utah Jazzit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans. Jazz e mposhti kundërshtarin me rezultat…
NETS - BUCKS

19 January, 2021 @10:01
Brooklyn Nets e mposhti Milwaukee Bucksin me rezultat 125-123. Dyshja James Harden e Kevin Durant së bashku luajtën me 64…
LAKERS - WARRIORS

FOTO / NBA
19 January, 2021 @9:53
Golden State Warriors e mposhti kampionin aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, me rezultat 113-115. Warriorsat u rrikthyen nga një…
REKORD

18 January, 2021 @23:30
Portland Trail Blazer pësoi nga San Antonio Spurs me rezultat 104-125. Super ylli i Portlandit, Damian Lillard, shëklqeu në këtë…