Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI

Deputeti i Kuvendit të Kosovës uron suksesin e Ponte Prizrenit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës uron suksesin e Ponte Prizrenit


10 April, 2021 @23:32

Suksesi i Ponte Prizrenit në basketboll si kampion i pjesës së rregullt të Superligës dhe kualifikimit direkt në gjysmëfinale të Play Off-it, ka ngritur vëmendjen edhe tek figurat publike jashtë sportit.

Njëri ndër ta është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, i cili ka uruar klubin prizrenas për suksesin e arritur.

Abrashi nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se kur e kishte vizituar para disa viteve këtë skuadër në zhveshtoren e saj, nuk ka besuar që po hynte në mesin e kampionëve.

“Kur i pata vizituar para disa viteve në zhveshtoren e Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, nuk besoja se po hyja në mesin e kampionëve të sotmes.

K.B. Ponte Prizreni është dëshmi se dashuria, përkushtimi dhe sakrifica bëjnë çdo gjë të mundshëm edhe atëherë kur qëllimi duket i pa arrishtëm. Nga çunat talentë të lagjeve tê Prizrenit në Kampion stinor të Superligës së Kosovës. Edhe kjo është e mundur!”, ka shkruar Abrashi.

Më tej, ai ka uruar në veçanti edhe kryetarin, stafin dhe kryetrajnerin e klubit.

“Urime Kryetarit Zgjim Kryeziu, stafit të mrekullueshëm të klubit, në veçanti, trajnerit të jashtëzakonshëm dhe super strategut Arbnor T Rifati për kthimin e nderit sportiv në qytetin e Prizrenit”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, deputeti Abrashi është po ashtu nga qyteti i Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga