Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS - CLIPPERS

Derbi i Los Angelesit i takon Lakersave

FOTO / NBA

Derbi i Los Angelesit i takon Lakersave


31 July, 2020 @9:37

Derbi i Los Angelesit në mes të Lakersave dhe Clippersave, i takoi skuadrës së Lakersave, që mposhtën kundërshtarin me rezultat të ngushtë 103-101.

Që të dyja skuadrat gjatë ndeshjes ishin në epërsi prej mbi 10 pikëve, por në fund doli fitues skuadra e dytë më e trofeshme në histori të NBA-së, Lakersat.

Paul George e kishte topin e fundit për ta vulosur ndeshjen, por nuk arriti të shënojë për ta shpëtuar skuadrën.

Anthony Davis ishte fenomenal në këtë ndeshje. Ai luajti me 34 pikë, 8 kërcime, 4 asistime e 2 bllokada, derisa u ndihmua nga Lebron James me 16 pikë, 11 kërcime e 7 asistime dhe Kyle Kuzma me 16 pikë të tjera.

Te Clippers nuk mjaftuan 30 pikët e Paul Georgeit dhe 28 të Kawhi Leonardit për fitore.

Lakers e regjistroi fitoren e dytë kundër Clippers në 4 ndeshjet e luajtuar në mes veti, derisa kjo ishte fitorja e 50 e stinorit në total krahas 14 humbjeve që i kanë dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.

Clippers me 44 fitore e 21 humbje gjendet në pozitën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA