NË PRISHTINË
Derbi i pjesës së poshtme, Kaçanikut
20 March, 2016 @17:32
Skuadra e KB Kaçanikut ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në luftë për t’i ikur zonës së rrezikshme në Ligë të Parë të Kosovës.
Basketbollistët e këtij ekipi kanë arritur ta mposhtin Newborn Prishtinën sot si myasafir me rezultat 73-80 për të ngritur kuotën e pikëve në 20, pas 17 xhirove të zhvilluara.
Pas kësaj xhiroje, Newborn Prishtina ka bilanc 5-12, ndërsa Kaçaniku 3-14.
Në xhiron e radhës Newborn pushon, ndërsa Kaçaniku do të arkëtojë pikë të reja pasi që do të ketë ndeshjen ndaj Kalasë, që është larguar nga garat.