PRISHTINA - PEJA
“Derbi” i takon Prishtinës
17 March, 2018 @14:28
Pas humbjes së parë sezonale, të cilën ia shkaktoi Bashkimi pak ditë më parë, Prishtina ka reaguar me fitore në takimin e luajtur ndaj Pejës në shtëpi.
Derbi i viteve të fundit, i cili këtë sezon pothuajse e ka humbur këtë epitet, u mbyll me rezultatin e thellë 116-63, ndërsa fituesi i duelit nuk ishte për asnjë moment në dyshim.
Më të dalluarit te Prishtina sot ishin Filip Bundovic, përforcimi i fundit, me 33 pikë, 10 kërcime e 1 asistim, Ardit Beqiri me 25 pikë, 2 kërcime e 4 asistime dhe Valon Bunjaku me 24 pikë, 7 kërcime e 12 asistime, kurse te Peja u veçua Beq Kovaqi me 33 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.
Pas 23 xhirove, kryeqytetasit kanë bilanc 22-1, derisa pejanët 6-17.