Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT

Derbi në Pejë

BOROZANI/ D.S.

Derbi në Pejë


31 March, 2012 @19:54

Djelmoshat e trajnerit kroat, Ivica Maric, sonte me fillim prej orës 19:00, në Karagaç do të përballen me portokallët e Prizrenit, Bashkimin. Peja e cila ka nisur furishëm stinorin pranveror, kërkon vetëm fitore nga kjo përballje për të siguruar edhe teorikisht vendin e tretë në tabelë të klasifikimit dhe për të qenë më e mirë në përballjet direkte ndaj prizrenasve.

Të udhëhequr nga Mirza Ahmetbasic dhe me ndihmë të jashtëzakonshme të Mario Edwards e Dustin Scott, pejanët janë të përgatitur për fitoren e radhës. Blerim Mazreku, i cili foli fjalën kryesore në përballje kundër Sigal Prishtinës, gjithsesi pritet të dominojë edhe sonte nën kosh.

Në përballjet e deritanishme, Peja udhëheq ndaj Bashkimit 2-1. Të dyja fitoret Peja i ka arritur si mysafir në palestrën Sezair Surroi.

Në anën tjetër arpaxhikët e dëshpëruar, kërkojnë fitoren e shpresës ndaj Pejës, të cilën e kanë fituar në përballjen e stinorit vjeshtor në Karagaç, me treshen e Rodrick Stewart në sekondën e fundit, i cili më nuk luan për prizrenasit. Bashkimi deri më tani ka fituar vetëm Pejën dhe atë njëherë në të gjitha përballjet e deritanishme ndaj kundërshtarëve të mëdhenjë ku bëjnë pjesë: Sigal Prishtina, Trepça e Peja.

Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje takohen: Sigal Prishtina - Drita, Kosova Vushtrri - Futura dhe Kolegji Univers - Trepça.

 


 
Të gjitha lajmet nga