REFERIMI NË DERBI

Gjyqtari kosovar me stemë ndërkombëtare të referimit (FIFA-referi), Besfort Kasumi, gjatë një ndeshjeje në vitin 2019. Foto: B. Kasumi/fb
Derbi prizrenas gjykohet nga FIFA referi
6 March, 2021 @11:30
Dueli i sotëm që do të luhet në stadiumin me bar sintetik të Korishës së Prizrenit, mes rivalëve lokalë A&N dhe Liria do të gjykohet nga referi kosovar me përvojë ndërkombëtare.
FFK ka bërë të ditur se Besfort Kasumi do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje, derbi lokal prizrenas që luhet sot, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Shiko: Orarin e ndeshjeve të xhiros
A&N në xhiron e fundit u mposht në derbi ndaj Dukagjinit të Klinës, duke ndërprerë kështu serinë e gjatë të fitoreve që kishin.
Ndërsa Liria ka shënuar fitoren e parë me trajnerin e ri të skuadrës Naxhi Shensoj, që mori drejtimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit të këtij viti.