PJESA E PARË
Disavantazh i ngushtë në pjesën e parë për Bashkimin
15 November, 2016 @19:24
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Teodo-Bashkimi, e cila po zhvillohet aktualisht në Mal të Zi, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Bashkimi, i cili është në kërkim të fitores së parë në Ligën Ballkanike, shkoi në pushim me -6 pikë dallim, 43-37.
Gjatë kësaj periudhe te Bashkimi u dalluan Marko Popovic dhe Eric Palm, të cilët shënuan nga 10 pikë secili, derisa Teodon e udhëhoqi Milan Stanojevic që shënoi 14 pikë.