PISTONS vs THUNDER
Vazhdon rënia e Oklahomës
15 November, 2016 @9:20
Oklahoma City Thunder pas një starti të mirë të stinorit, tani është në një periudhë të rënies së formës.
Humbjen e katërt me radhë, Oklahoma e regjistroi dje kundër Detroit Pistonsit, duke u mposhtur me rezultat 104-88.
Duhet të ceket se Pistonsat ishin pa njërin ndër lojtarët kryesor, Andre Drummond, megjithatë Tobias Harris me 22 pikë dhe Aron Baynes me 20 të tjera, u përkujdesën për fitoren e skuadrës së tyre.
Në anën tjetër, Russell Westbrook bëri çdo gjë për fitore, i cili luajti me 33 pikë, 15 kërcime e 8 asistime, por më kot.
Kjo ishte humbja e katërt me radhë dhe e pesta në total për Oklahomën, krahas gjashtë fitoreve që i kanë, derisa gjenden në pozitën e tetë të Konferencës Perëndimore.