Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DOKUZOVSKI

“Do të japim gjithçka nga vetja”

BOROZANI/ Lis Dorambari

“Do të japim gjithçka nga vetja”


22 April, 2014 @20:05

Vetëm tre ditë para fillimit të ndeshjeve të Final Four-it në Ligën Ballkanike, trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski ka dhënë disa deklarata të rëndësishme në intervistën e tij për faqen zyrtare të kësaj gare.

Ja deklarata e plotë e Dokuzovski.

“Këtu gjithçka është mirë, organizimi për Final Four është mjaft serioz. Gjithçka nga përgatitjet tona është duke shkuar normalisht, nuk ka asgjë speciale.

Nëse shikojmë në letër, mendoj se Levski dhe Galil Gilboa janë favorite duke pasë parasysh kualitetin e lojtarëve dhe buxhetin që e kanë. Përparësia jonë do të jetë tifozeria, përparësia e Balkanit është se ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të luajnë pa presion. Në momente të tilla ata janë treguar si një ekip shumë të papërshtatshëm. Pra, për mua Levski dhe Galil janë favorite dhe vërtetë janë skuadra më të mira.

Ne do të japim gjithça nga vetja dhe unë shpresoj që me ndihmën e madhe të tifozëve tanë, do ta befasojmë Galilin. Ata kanë më shumë përvojë se ne dhe luajnë në një ligë më të mirë. Ata gjithashtu kanë lojtarë që kanë luajtur në konkurrenca sikur Final 4. Për ne kjo do të jetë hera e parë dhe ne nuk kemi aq përvojë në ndeshje të tilla. Unë si trajner kam, por klubi dhe lojtarët nuk kanë. Ndeshjet e stinorit të rregullt janë krejtësisht tjetër me ato të Final Four-it. Kjo natyrisht nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë. Ne do të japim më të mirën nga vetja dhe do të luajmë shumë fortë në këto ndeshje. Duhet të jemi në 100% nëse duam të fitojmë,” ka thënë Dokuzovski.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League