Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSHASHËNUESI I EUROLEAGUE

I pari me ngjyrë në përfaqësuesen e Turqisë

I pari me ngjyrë në përfaqësuesen e Turqisë


22 April, 2014 @19:15

Keith Langford pritet të jetë basketbollisti i parë me ngjyrë që do ta vesh fanellën e Turqisë. Amerikani 31 vjeçar i skuadrës Emporio Armani Milan është pajisur me pasaportë turke, njofton faqja sportando.com.

Langford sivjet është duke kaluar një stinor të shkëlqyer në Emperio Armani Milan, duke kryesuar në listën e koshashënuesve në Euroleague me mesatare prej 17.1 pikëve, derisa skuadra e tij është duke luftuar me Maccabi Tel Aviv për ta siguruar Final Four-in.

Gjithnjë sipas faqes sportado, Langford pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Turqisë në Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë verë në Spanjë.

Pjesë e përfaqësueses turke është edhe i riu kosovar, Kenan Spahi, i cili një kohë të gjatë ka mbetur jashtë palestrave për shkak të lëndimit.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague