1-1
Fitore me rekord
22 April, 2014 @11:01
Los Angeles Clippers, shikuar ndeshjen e parë, arriti një fitore tepër të lehtë ndaj luftëtarëve të Golden State.
Dominimi i djelmoshave të trajnerit Doc Rivers, ishte që nga fillimi i ndeshjes, ku kundërshtari gjatë ndeshjes asnjëherë nuk kaloi në epërsi, bile as nuk arriti që ta barazoj rezultatin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 138-98, ku këto pikë të shënuara nga Clippers, ishin rekord në histori të klubit në Play Off, gjithashtu edhe diferenca e krijuar i takoi rekordit.
Blake Griffin, ishte i pandalshëm me 35 pikë e 6 kërcime, ndërsa faktori kryesor i humbjes së Golden State-it, ishte jo saktësia e Stephen Curryt nga largësia, i cili atë e ka si armë kryesore, por mbrëmë ishte i saktë vetëm një herë në 7 tentime.
Ndeshja e radhës do të luhet në Golden State me 24 prill.