Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARJAN ILIVESKI FLET PËR NDESHJEN VENDIMTARE

Do të kryejmë punën ndaj AEK-ut

Marjan Ilievski, trajner i Prishtinës/ BOROZANI/ D.S.

Do të kryejmë punën ndaj AEK-ut


27 November, 2015 @12:54

Marjan Iliveski shpreson se ekipi i tij do të shënojë fitore në përballjen e fundit ndaj AEK-ut në FIBA Europe Cup, për të siguruar pozitën që e çon Sigal Prishtinën në fazën e ardhshme të garës. 

Llogaritë në Grupin K të FIBA Europe Cup ku bën pjesë edhe Sigal Prishtina, janë paksa të përziera. Përveç ekipit rumun, që ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, të tre ekipet tjera të grupit kanë bilanc të njejtë deri më tani, një xhiro pa përfunduar faza grupore. 

Sigal Prishtina, sikurse edhe rivalët e saj AEK Larnaca nga Qiproja dhe Astana nga Kazakistani, ka 2 fitore dhe 3 humbje. 

Fitoret, Sigal Prishtina i ka shënuar në shtëpi, derisa jashtë ka humbur të trija ndeshjet. Kjo e dhënë, jep shpresë se bardhekaltërit do të mund të arrijnë edhe fitoren e tretë në grup ndaj AEK-ut në xhiron e fundit. 

“Vetëm Energia ka të siguruar kualifikimin nga grupi. Në shtëpi kemi mposhtur Energian dhe Astanan,” ka thënë Marjan Ilievski, trajneri maqedon i Sigal Prishtinës shkruan e përditshmja Koha Ditore sot. 

“Ne kundër AEK-ut do të bëjmë punën tonë dhe nuk mund të parashikoj se çka do të ndodh në ndeshjen tjetër, Astana-Energia, që luhet një ditë më vonë. Do të bëjmë tifozllëk për Energian atë ditë. Por sidoqoftë, nëse fitojmë edhe ne edhe Astana, shpresoj të shkojmë nga pozita e tretë,” ka thënë ai. 

Aktualisht, në FIBA Europe Cup janë 14 grupe me nga 4 skuadra. Shtatë grupet e para përbëjnë Konferencën 1, ndërsa shtatë grupet e dyta përbëjnë Konferencën 2. 

Në raundin e radhës të FIBA Europe Cup do të kualifikohen 32 skuadra, që i bie 28 ekipe (vendet e para dhe të dyta) si dhe 4 të tretat më të mira, nga 2 për konferencë. 



Xhiroja e fundit:

Sigal Prishtina - AEK 1 dhjetor 2015
Astana - Energia 2 dhjetor 2015


TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1 Energia RUM 9 pikë
2 AEK Larnaca QIP 7 pikë
3 Sigal Prishtina KOS 7 pikë
4 Astana KAZ 7 pikë

 
Të gjitha lajmet nga