AMERIKANI I KOSOVËS
Doellman nuk do të luajë si kosovar në Spanjë
21 June, 2016 @15:44
Megjithëse tashmë ka filluar procedura e pajisjes me pasaportë kosovare, me ç‘rast basketbollisti amerikan, Justin Doellman, do ta mund ta përfaqësonte përfaqësuesen e Kosovës, ai nuk do të mund ta ketë epitetin e “kosovarit” edhe në ligën spanjolle.
Doellman me pasaportë kosovare do të llogaritet si lojtar europian, mirëpo kjo nuk do të vlejë edhe në Spanjë, pasi ky shtet nuk e ka pranuar Kosovën dhe nuk i njeh pasaportat kosovare.