KOSOVARI I NATYRALIZUAR
Barcelona në bisedime me Doellmanin
20 June, 2016 @13:21
Amerikani që do të bart fanellën e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017, Justin Doellman, sot ka nisur bisedimet me klubin e tij, Barcelona, për vazhdim të kontratës.
Njoftimin e kanë bërë të ditura mediat spanjolle, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të shihet se çfarë marrëveshje do të nënshkruaj Doellman me ekipin katalonas.
Doellman, këtë stinor me Barcelonën ka pasur mesatare në elitën spanjolle prej 11.9 pikëve për ndeshje, 5 kërcimeve dhe 1.5 asistimeve, me mesatarisht 37 minuta për ndeshje.
Ndërsa në Euroligë ka kaluar stinorin me: 9.6 pikë për ndeshje, 4 kërcime dhe 0.9 asistime me mesatare prej 28 minutash për ndeshje.
Stinorin e kaluar Barcelonës i pat ikur nga ekipi Maciej Lampe dhe këtë gabim nuk dëshiron ta përsëris më.