U-20
Selmani ngushton listën, 6 lojtarë mbeten jashtë ekipit U-20
19 June, 2016 @18:35
Përzgjedhësi i përfaqësueses U-20 të Kosovës, Ilir Selmani, së bashku me ndihmësin e tij, Ismet Ferati, kanë bërë publike listën e ngushtë të basketbollistëve që do ta përfaqësojnë vendin në Kampionatin Europian të Divizionit B.
Nga lista e publikuar më parë prej 21 lojtarëve, tani janë larguar 6 lojtarë dhe kanë mbetur gjithsej 15 sosh, prej të cilëve së shpejti do të mbesin edhe 3 lojtarë jashtë liste për 12-shen përfundimtare.
Kjo listë aktuale prej 15 lojtarëve do t’i fillojë përgatitjet nga e hëna (20 gusht) për Kampionatin Europian të Divizionit B, që do të zhvillohet në datat 15-24 korrik në Halkida të Greqisë.
Lista e ngushtë e përfaqësueses U-20
1 | Musab Mala | |||
2 | Rinor Peci | |||
3 | Mërgim Jakupi | |||
4 | Burim Zekiqi | |||
5 | Mirza Muriç | |||
6 | Blend Kadusha | |||
7 | Egzon Kuqi | |||
8 | Arion Balluku | |||
9 | Andi Shehu | |||
10 | Ilir Hasani | |||
11 | Ermir Gashi | |||
12 | Rinor Ahmeti | |||
13 | Genc Gashi | |||
14 | Rinor Pllana | |||
15 | Kujtim Sadiku |