25,000 $
Gjobiten Curry e Kerr
18 June, 2016 @14:28
Komisioni diciplinor i NBA-së ka gjobitur Stephen Curryn dhe Steve Kerrin me nga 25.000 dollarë.
Trajneri i Golden State Warriorsit, Kerr, është dënuar për shkak të kritikave që i bëri për referët në ndeshjen e gjashtë të serisë që përfundoi me fitoren e Clevelandit.
Ndërsa Curry, po të në njejtën ndeshje u dënua për shkak se gjuajti mbrojtësin e dhëmbëve kah tifozët e Clevelandit. Edhe pse kërkoi falje gjatë ndeshjes nga tifozi, ai nuk mbeti pa u dënuar.
Ndeshja e fundit e serisë ndërmjet Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers do të luhet në natën që e lidh 19 dhe 20 qershorin në ora 02:00.