THE FINALS
Drejt superfinales, Cavs barazon 3-3
17 June, 2016 @10:39
Ishin pranë eliminimit, ndërsa tash janë pranë historisë. LeBron James dhe Cleveland Cavaliers kanë shtyer finalen e madhe të NBA-së deri në kufi. Ndeshja e shtatë tashmë duhet të zhvillohet patjetër, pasi që seria u barazua në 3-3 pas 6 ndeshjeve.
James shënoi 41 pikë në paraqitjen e tij të pagabueshme, ndërsa Kyrie Irving shtoi edhe 23 pikë të tjera në fitoren 115-101 të Clevelandit ndaj kampionit aktual Golden State Warriors.
“Ka mbetur edhe një ndeshje. Do ta luaj kudo që kërkoni,” ka thënë James pas fitores, ku përveç tjerash shtoi edhe 11 asistime si dhe la pas MVP-në e stinorit Steph Curry (30 pikë), që u desht të dalë nga loja për shkak të faulimeve.
Përballja vendimtare luhet në shtëpinë e kampionit aktual të dielën vonë/mëngjesin e të hënës.