Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON JAMES

James, MVP i serisë finale

James, MVP i serisë finale


20 June, 2016 @5:14

Pas suksesit të Cleveland Cavaliers në finalen ndaj Golden State, LeBron James është shpallur unanimisht MVP i serisë finale.

James ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës nga Ohio në këtë seri, duke marrë parasysh faktin që kur seria ishte 1-3 në disfavor të Cavaliers, James shënoi plot 82 pikë personalisht në ndeshjen 5 dhe 6, duke arritur kështu që ta udhëheqë skuadrën e tij drejt barazimit të serisë dhe më pas drejt fitores në ndeshjen e shtatë, ndeshje në të cilën James realizoi Triple-Double me 26 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.

Për më tepër, nga të gjitha 7 ndeshjet finale të serisë së bashku, LeBron James ishte lojtari me më shumti pikë, kërcime, asistime, vjedhje dhe bllokada nga të gjithë lojtarët.

Kjo është hera e tretë që LeBron James shpallet MVP i finaleve, ndërsa është po ashtu hera e tretë që James e fiton titullin e NBA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA