FINALJA SPANJOLLE
Doellman 17 pikë, Real merr avantazhin
21 June, 2016 @8:34
Basketbollisti amerikan, që shpejtë do të natyralizohet si kosovar, Justin Doellman, dje është mposhtur me ekipin e tij Barcelona në ndeshjen e tretë të serisë finale të elitës së basketbollit spanjoll nga Real Madridi me rezultat 91-74.
Doellman ka qenë koshashënuesi i dytë më i mirë te Barcelona mbrëmë, duke shënuar 17 pikë dhe 8 kërcime në këtë humbje. Më efikasi te Barcelona ka qenë Ante Tomic me 18 pikë e 5 kërcime.
Real Madrid ka marrë epërsinë e serisë finale në 2-1 dhe mund të fitojë titullin kampion që në ndeshjen e radhës, që gjithashtu luhet në Madrid.
Në rast të barazimit, ndeshja e pestë vendimtare zhvillohet në Palau Blaugrana të Barcelonës.