TOP 16 EUROLEAGUE

euroleague
Dominoi Kampioni
1 February, 2013 @1:02
Gjiganti grek, Olympiacos, arriti fitoren e tretë në Grupin F, duke mposhtur Fenerbahçen me rezultat 82-71. Feneri luftoi vetëm dy çerekët e para, ndërsa më pas epërsia e kampionit aktual u ngrit deri në 20 pikë, ku në fund ndeshja përfundoi në favor të tyre.
Më i miri tek vendasit ishte MVP-ja, Vassilis Spanoulis, i cili luajti me 15 pikë e 5 asistime, në anën tjetër Bojan Bogdanovic dhe Bo McCalebb luajtën me nga 20 pikë secili, të cilët nuk mjaftuan për fitoren e turqëve. Feneri tani krahas skuadrës me plot yje, rrezikon për mos kualifikimin nga grupi.
Olympiacosi tani ka bilanc prej 3 fitoreve e 3 humbjeve në Grupin F, ndërsa Feneri e regjistroi humbjen e 5-të dhe kanë vetëm një fitore.
Barça vendoset në krye të tabelës në Grupin F
Barcelona Regal e mposhti Montepaschi Siena-në me rezultat 85-66. Kjo ishte humbja e parë e Siena-së, tani Barcelona u barazua me skuadrën italiane dhe u ngrit në krye të tabelës me 5 fitore e një humbje.
Real Madridi nuk po ndalet
Los Blancos regjistruan fitoren e gjashtë në Grupin E, ku e mposhtën nënkampionin europian, CSKA Moska, në vazhdime me rezultat 86-78. Në ndeshje shkëlqeu Jaycee Carroll me 31 pikë.
EUROLEAGUE/ REZULTATET E TAKIMEVE/ XHIRO VI
1 | Grupi E | Zalgiris Kaunas vs. Alba Berlin 92-56 | ||
2 | Grupi E | Real Madrid vs. CSKA Moscow 86-78 OT | ||
3 | Grupi F | Besiktas JK vs. Maccabi Electra 55-77 | ||
4 | Grupi F | Olympiacos vs. Fenerbahce Ulker 82-71 | ||
5 | Grupi F | Barcelona Regal vs. Montepaschi 85-66 |