LAKERS - MAVS

Doncic i thotë “stop” Lakersave
2 December, 2019 @9:38
Serinë prej 10 fitoreve rresht të Lakersave, e ndërpreu Dallas Mavericks, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 100-114.
Super talenti slloven, Luka Doncic, shkëlqeu edhe në këtë ndeshje. Ai luajti me 27 pikë, 10 asistime e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Delon Wright me 17 pikë të tjera.
Te Lakers u dalluan Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime dhe LeBron James me 25 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, por nuk mjaftuan performancat e tyre për ta vazhduar serinë e fitoreve.
Los Angeles Lakers përkundër humbjes nuk lëvizi nga pozita e parë e tabelës në Konferencën Perëndimore. Ata kanë bilanc prej 17 fitoreve e 3 humbjeve, kurse Dallasi me 13 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt.