Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAVS - ROCKETS

Doncic s’fiton me triple-double, Harden fenomenal

FOTO / NBA

Doncic s’fiton me triple-double, Harden fenomenal


1 August, 2020 @10:36

Në derbin e Teksasit, fitues doli Houston Rockets, duke e mposhtur Dallas Mavericksin në vazhdime me rezultat 149-153.

Houston gjatë ndeshjes ishte në disavantazh prej -14 pikëve, derisa arriti të kthehet në lojë me performancën e Hadenit, e më pas për ta mposhtur kundërshtarin pas vazhdimeve.

James Harden shkëlqeu me 49 pikë, 9 kërcme e 8 asistime. Ai ndihmë mori edhe nga Russell Westbrook që luajti me 31 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Në anën tjetër te Dallasi, Luka Doncic luajti me triple-double prej 28 pikëve, 13 kërcimeve e 10 asistimeve. U dallua edhe Kristaps Porzingis me 39 pikë e 16 kërcime, por nuk mjaftuan performancat e tyre për fitore.

Kjo ishte fitorja e 41 e stinorit për Houstonit, derisa e kishin siguruar Play Offin më herët, kurse Dallasi gjendet në pozitën e 7 në Konferencën Perëndimore me 40 fitore e 28 humbje dhe ende nuk e kanë siguruar Play Offin.


 
Të gjitha lajmet nga NBA