TË FUNDIT NË RENDITJE

Trajneri i Vitisë jep dorëheqje
21 March, 2022 @17:52
Pesë humbje në pesë ndeshjet e para të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa trajneri i Vitisë ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore!
Kështu thotë njoftimi zyrtar i KF Vitia, që është katandisur në fund të renditjes tabelare në Ligë të Parë Grupi B dhe me rrezik të madh për rënie në Ligë të Dytë të Kosovës.
Në anën tjetër, Ali Osmani kryetrajner thuhet të ketë dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore, ndërsa në vend të tij vjen lojtari i njohur i dikurshëm në Superligë, Liridon Kukaj.
Klubi i Vitisë i ka uruar suksese Kukajt në detyrën e re, me shpresë që të shpëtojë ekipin nga rënia në Ligë të Dytë.
“Njoftim | Ju njoftojm se kryetrajneri z. Ali Osmani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit të klubit për arsye shëndetësore të cilit i urojmë shëndet të mirë. Klubi nga tani e tutje vendin e kryetrajnerit e bartë z.Liridon Kukaj të cilit i urojmë suksese”, ka shkruar në njoftimin e KF Vitia të botuar pak më parë.