Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PJESA E PARË - PLOT DRAMË NË FINALE

Dramatike pjesa e parë, Trepça del në epërsi

Dramatike pjesa e parë, Trepça del në epërsi


19 February, 2023 @17:48

Finale, siç i ka hije deri tash. Pas njëzetë minutave lojë në Mizahir IsmaRahovecit dhe pas intonimit të himnit të Kosovës nisi përballja El Clasico e finales, ndërsa Prishtina mori epërsinë pas 10-minutave të para të ndeshjes me 17-20.

Mirëpo, në çerek të dytë Trepça u tregua pak më e koncentruar në disa pozita dhe me 24-20 mbylli këtë dhjetëminutësh të lojës, për të shkuar në pushim pjesëlojësh të finales së Kupës së Kosovës me një pikë dallim, pasi që rezultati aktual është Trepça 41-40 Prishtina.

Ken Brown @ Trepca

Kendrick Brown me 14 pikë është duke shkëlqyer te Trepça në pjesë të parë, derisa playi i mitrovicasve ka shutuar 4/5 për tri pikë. Drilon Hajrizi gjithashtu luajti mirë, ai dha 8 pikë, bëri 3 asistime e 4 kërcime, ndërsa shutoi 2/3 për tri pikë në pjesë të parë.

Te Prishtina, kapiteni Dardan Berisha po e mban ritmin e lojës, me 13 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 4 asistime, kurse për tri pikë ka shutuar 1/5.

Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga