Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI 2-1 ONIX

Drenasi me fitore për largim nga fundi

Foto: KFDrenasi/arkiv

Drenasi me fitore për largim nga fundi


20 March, 2021 @17:48

Drenasi ka arritur të shënojë fitore të vlefshme ndaj Onixit sot si vendas në Gllogovc, derisa ka mposhtur rivalin nga Banja e Pejës me rezultat 2-1, për t’i marrë tri pikë të reja dhe sadopak për t’i ikur rrezikut nga rënia këto ditë. Borozani.com

Vendasit mbyllën pjesën e parë me 1-0, ndërsa kur në pjesë të dytë mysafirët barazuan në 1-1, ata shënuan për fitore dhe përfundimisht me 2-1 [Liridon Elshani, Lorent Shala - n.n.] regjistruan fitoren e katërt të stinorit pas 20 xhirove të zhvilluara.

TABELA AKTUALE

Me këto pikë, Drenasi arrin kuotën e 20 pikëve, 4 më shumë sesa Vushtrria e fundit dhe 3 më shumë sesa Trepça e Vëllaznimi që janë nën ta në renditje.

Për Onixin kjo është humbja e tretë me radhë ndërsa qe 6 xhiro nuk kanë shënuar fitore - derisa llogariten si stabil në qëndrim në ligë dhe nuk duket se kanë ambicie për të kërkuar Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga