LIRIA 7-1 VUSHTRRIA
Liria me rekord-gola i kthehet fitores, duke çmontuar Vushtrrinë
20 March, 2021 @17:26
Pas largimit të trajnerit Naci Sensoy dhe humbjes nga lideri i Ligës së Parë A, Malisheva, në xhiron e shkuar — Liria është kthyer fitores dhe atë fuqishëm, duke e çmontuar Vushtrrinë në Përparim Thaqi, me fitore të thellë 7-1.
Të drejtuar nga Skender Shengyli sot, me ekipin e ndihmës-trajnerëve Fatih Karahoda dhe Skender Kapra — bardhezinjtë kanë shënuar rekord-gola për këtë stinor të ekipit duke dhënë hiq më pak se 7 sosh në portën kundërshtare.
Serinë e golave për Lirinë e hapi kapiteni Robert Gjeraj, që nuk u ndal me një, por shënoi edhe për 2-0. Më pas Liridon Fetahaj e thelloi për 3-0, ndërsa Albin Berisha, Igor Felipe, Omega Roberts dhe Qëndrim Gashi shënuan golat tjerë për përfundimtaren 7-1 [Robert Gjeraj 15, 26, Liridon Fetahaj 44, Albin Berisha 57, Igor Felipe 65, Omega Roberts 78, Qëndrim Gashi 84 - n.n. 77] në të mirë të vendasve.
Kjo fitore, nuk e ngriti Lirinë në tabelë, mirëpo numri rekord i golave për këtë stinor dhe loja e treguar bënë që ekipi të shpresojë për t’i dhënë edhe një gaz potencial skuadrës për arritje sa më lartë në klasifikim.
Në anën tjetër, Vushtrria që shënoi një gol të nderit sot dhe po kanoset nga rënia edhe prej Ligës së Parë me këtë ecuri lojërash, tashmë është skuadra me gol-dallim më të keq në Ligë të Parë A, ndërsa ka barazuar edhe numrin më të madh të humbjeve në ligë, nga dhjetë - sa kanë edhe Vëllaznimi e Trepça!