Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - DRENICA

Drita ndalet nga Drenica

Drita ndalet nga Drenica


20 March, 2021 @15:01

Skuadra që po lufton për titull, Drita, është ndalur në shtëpi nga skuadra që po lufton për mbijetesë, Drenica.

Ndeshja mes dy skuadrave e zhvilluar në Gjilan, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 [Bujar Shabani 29’ - Baton Zabërgja 42].

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 29’ nga Bujar Shabani, i cili e kaloi Dritën në epërsi.

Menjëherë pas tij Baton Zabërgja shënoi për barazim në minutën 30’, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës mas loje, ndërsa më pas i njëjti lojtari shënoi në minutën 42’ për ta ndryshuar kësaj radhe rezultatin në 1-1.

TABELA AKTUALE

Drita tani ka 55 pikë në tabelë, apo 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani, i cili luan nesër në Mitrovicë përballë Trepçës ‘89.

Ndërsa për Drenicën, e cila gjendet në pozitën e parafundit, kjo ishte një pikë shpresdhënëse për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga