Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - FERONIKELI

Besa fiton pas 20 javëve, befasohet Feronikeli

Besa fiton pas 20 javëve, befasohet Feronikeli


20 March, 2021 @15:12

Skuadra e fundit në tabelë, Besa e Pejës, ka arritur ta thyej akullin duke regjistruar fitoren e dytë në Superligë pas 20 javëve.

Pejanët befasuan skuadrën e Feronikelit, të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.

Mysafirët e nisën shpejt ndeshjen duke kërkuar golin nëpërmjet Mendurim Hotit, i cili në minutën 2’ shënoi por gjyqtari akordoi për pozitë jashtëloje.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 15’ me golin e Ardi Tahirit, që e kaloi ekipin vendas në epërsi.

Sulmuesi i Niklit, Marko Simonovski e barazoi rezultatin 1-1 në minutën 28’, ndërsa më pas përsëri Ardit Tahiri doli në skenë në minutën 39’ duke shënuar nga penalltia.

Para golit të dytë të Tahirit, penalltia ishte shkaktuar nga Bujar Pllana i Feronikelit, i cili kishte ndërhyrje të palejuar brenda zonës së reptësisë dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

TABELA AKTUALE

Për Niklin kjo është humbja e nëntë e stinorit, ndërsa për Besën vetëm fitorja e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga