Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Drita dënohet me 1 mijë euro

Drita dënohet me 1 mijë euro


26 October, 2022 @20:17

Skuadra e Dritës është dënuar me 1 mijë euro për shkak të tifozërisë së tyre, ka bërë të ditur Komisioni Disiplinor i Superligës. Gjilanasit janë dënuar për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike dhe sharjeve ndaj gjyqtarit të ndeshjes, në përballjen që ekipi i tyre e luajti ndaj Prishtinës.

Në Vendimin e KD-së, shkruan:

“FC ”Drita”. Në minutën 6-të simpatizuesit vendas ”INTELEKTUALET”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”


 
Të gjitha lajmet nga