Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RUMANI

Dueli i vështirë

BOROZANI/Erdis Driza

Dueli i vështirë


19 March, 2014 @10:59

Sigal Prishtina, kampionja e shumëfishtë e Kosovës në basketboll, sot do ketë punë të vështirë në Rumani ndaj Craiovës. 

Rumunët kishin mposhtur Sigal Prishtinën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në përballjen e parë në mes vete dhe prishtinasit kanë mundësi që sonte tu hakmirren atyre. 

Mirëpo, nuk duhet harruar që ekipi i udhëhequr nga maqedoni Marin Dokuzovski tashmë ka 2 të huaj më pak në ekip, pas largimit të K’Zell Wesson dhe Josip Blajic nga skuadra. 

Derisa skuadra rumune dallohet me lojtarët e saj nën kosh si amerikani James Tomas Tyler, gjigant ky që me 218 centimetrat e tij është vështirë i ndalshëm derisa është i treti në listën e lojtarëve më të rëndësishëm në Balkan League. Tyler gjithashtu ka 10.1 kërcime për ndeshje që vërteton dominimin e tij nën kosh. 

Për të ndalur këtë, Blerim Mazreku e Aurimas Kieza duhet të bëjnë punë kolosale, mungesa e madhësisë së Wessonit do të vërehet dhe ndoshta do të vjen në shprehje edhe Urim Zenelaj. 

Por, bardhekaltërit nga Kosova kanë përparësi në lojën nga jashtë. Dardan Berisha është në formë të shkëlqyer, duke u treguar vendimtar në ndeshjet e muajit të fundit. Ai është koshashënuesi më i mirë i ligës ballkanike për momentin me mesatare prej 18.5 pikë për ndeshje dhe nëse në bashkëpunim me Kendrick Jones e Tay Waller ndezen snajperët - Prishtina do të ketë mundësinë e fitore dhe arritjen e qëllimit - në TOP 2. 

Në të kundërtën, gjithçka mbetet për ndeshjen e fundit të stinorit, ndaj Levski Sofjes në Prishtinë. 



BALKAN LEAGUE, Sonte:

17:30, 26 prilli - Gjevgjeli Kozuv-Kumanovo Përballjet e deritashme: Kozuv-Kumanovo (0-1) Gjyqtarë: Ioannis Foufis, Vladimir Tsekov dhe Ventsislav Velikov.
18:00, Polivalenta - Krajovë Craiova-Sigal Prishtina Përballjet e deritashme: Craiova-Sigal Prishtina (1-0) Gjyqtarë: Haris Bijedic, Damir Kunosic dhe Tomislav Hordov.

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League